Për ne

Kush jemi ne

Disa fjalë për Autoshkollën ZEBRA

Qendra jonë e trajnimit mundëson formimin teorik dhe praktik të kandidatëve për ngasje me ekip profesionist. Ekipi ynë është i formuar prej udhëheqësit apo drejtuesit, ligjërues profesionist, nga instruktorët e kualifikuar të cilët ofrojnë orar mësimi të përshtatur dhe cilësor për çdo kandidat. Tash një numër i madh kandidatësh të cilët kanë frekuentuar autoshkollën tonë japin mendimet e tyre positive duke nxjerrë në pah shpejtësinë dhe efektivitetin e metodës "zebra" për kursin teorik dhe atë praktik. Ekipi ynë ka një objektiv të përbashkët që ju të dëshironi të vini në shtëpinë tonë edhe pasi të keni mbaruar procesin tuaj si student, e të keni zotëruar patentën tuaj. Ju, do të fitoni një përvojë unike. Gjithçka fillon duke u regjistruar në një nga kurset tona ditore teorike, ne ju ofrojmë një larmi të madhe kursesh dhe oraresh, kështu që koha nuk është më një justifikim! Dhe sapo të kaloni provimin teorik, do të vazhdoni të merrni orë praktike te ne. Provojeni vetë atë që ua thonë të tjerët për ne. Autoshkolla jonë është e hapur nga e hëna deri të shtunën nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 18:00. Ju mirëpresim !
Drejtori gjeneral Adem Rustemi
0

vite përvoj pune

0 k

Dhurata

0

Vetura

0

Instruktorë

0 k

Orë trajnimi

0 k

Kandidat të suksesshëm

  • KUALIFIKIMI I INSTRUKTORIT
  • SIGURIA NË TRAFIK
  • RREGULLAT E KOMUNIKACIONIT
  • KONSULTIMET ME INSTRUKTORIN
  • SI TA MBROJMË MAKINËN
  • AFTËSITË PRAKTIKE
Instruktorët tanë janë profesionistë të kualifikuar, të ¬çertifikuar zyrtarisht për ushtrimin e profesionit si instruktorë duke vërtetuar aftësitë për udhëheqjen e studentëve në mënyrë efektive. Ne rekomandojmë fuqishëm që secili instruktor të trajnohet dhe të aprovohet si i tillë pasi kjo është mënyra e vetme për të përvetësuar vetitë efektive për instruktim.
Siguria e trafikut rrugor i referohet metodave dhe masave të përdorura për të parandaluar vdekjen ose plagosjen serioze të përdoruesve të rrugës. Strategjia themelore e një qasjeje të një sistemi të sigurt është të sigurohet që në rast të një përplasje, energjitë e ndikimit të mbeten nën pragun që mund të prodhojë vdekje ose lëndim të rëndë.
Testi i drejtimit automjetit është një procedurë e krijuar për të provuar aftësinë e një personi për të drejtuar një automjet. Një test ngasjeje në përgjithësi përbëhet nga dy pjesë: testi praktik, i quajtur testi rrugor, i përdorur për të vlerësuar aftësinë drejtuese të një personi në kushte normale të funksionimit dhe testi teorik për të konfirmuar njohuritë e një personi për drejtimin, rregullat dhe ligjet përkatëse.
Konsultimi me instruktorin, instruktori duhet të menaxhojë kohën e orëve të teorisë, të mësojë studentët për rregullat e duhura të trafikut dhe të informojë drejtuesit e rinj me procedurat e ngasjes së sigurtë. Instruktorët e vozitjes u japin studentëve të tyre konsulta në lidhje me situatat emergjente.
Mbrojtja e jashtme: Lyerje profesionale e automjetit, larje e shpeshtë. Mbrojtja e brendshme: Shmangni rrezet e diellit direkte, kujdesuni për panelin e kontrollit si dhe për venitjen dhe plasaritjen e sediljeve.
Aftësitë praktike, të aplikuara në testin rrugor, përdoren për të vlerësuar aftësinë drejtuese të një personi në kushte normale të funksionimit. Ndër të cilat qëndrimi është i rëndësishëm, parkimi paralel, kthimi prapa, ndalim ndaj sinjaleve të trafikut, parakalimet etj.
Ekipi ynë i madh

STAFI ZEBRA